Cristiano Ronaldo merr një ofertë shokuese nga Brazili, ja ç’thotë shefi i klubit

Shefi i klubit brazilian Portuguesa, Alex Bourgeois, ka pretenduar se ai do të përpiqet që ta bindë Cristiano Ronaldon të bëhet pjesë e tyre.

Portuguesa që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit brazilian, po planifikon disa lëvizje ambicioze për të joshur disa prej emrave të njohur botërorë t’i bashkohen projektit të tyre.

Pasi u përpoqën të transferojnë Radamel Falcaon dhe Nanin, ekipi brazilian tashmë është bërë gati për të nisur bisedimet me ikonën portugeze Cristiano Ronaldo.

“Përforcimet dhe shpëtimi i krenarisë së komunitetit portugez këtu në Brazil, po, kjo është saktësisht (përpjekja për transferimin e Nanit). Ne do të përpiqemi për vitin 2026, që të sjellim një portugez të madh”.

“Ai është lojtari portugez më i mirë i të gjitha kohërave, ai është personaliteti më i madh në botë sot. Do të ishte e mrekullueshme, por mund ta imagjinojë sa persona nuk ofrojnë asgjë në lidhje me Portugalinë për Cristiano Ronaldon apo jo?”.

“Por është e qartë, ai është një portugez i madh dhe natyrisht, në një pikë, ne do të provojmë që të bisedojmë”.

“Çfarë kemi nevojë, që është pjesë e planit tonë strategjik, është të krijojmë një urë mes Brazilit dhe Portugalisë përmes Portuguesas, për Portuguesan që të jetë ky kanal”.

“Ne tashmë po mendojmë të bëjmë progres në këtë drejtim. Ne besojmë se kjo do të sjellë një komunitet prej 25 milionë njerëzish afër nesh”.

“Ka shumë gjëra në Portugali, përveç futbollit portugez, për çka brazilianët shkojnë atje, qoftë për verën, ushqimin, religjionin, plazhet. Kështu që, çfarë duam ne është që të sjellim të gjitha këto në një vend në Brazil për të krijuar këtë urë”, ka thënë Bourgeois./Telegrafi