Çka u thanë lojtarëve Ibrahimovici e Moncada pas humbjes ndaj Lazios?

Raportimet nga Italia thonë se Zlatan Ibrahimovic dhe Geoffrey Moncada iu adresuan ekipit të Milanit në dhomat e zhveshjes, pas humbjes ndaj Lazios 2-1, duke rikonfirmuar besimin e tyre në Sergio Conceicaon.

“Rossonerët” pësuan humbjen e tretë rresht në Serie A mbrëmë, duke u mposhtur 2-1 nga Lazio në “San Siro”.

“Sky Sport Italia” dhe “Calcio Mercato” raportuan se Ibrahimovici dhe drejtori i Milanit, Moncada ishin prezent në dhomën e zhveshjes së Milanit pasi u mbyll ndeshja e mbrëmshme.

Dy mediumet italiane thonë se Ibra dhe Moncada treguan mbështetjen e tyre për ekipin dhe për trajnerin, Sergio Conceicao.

Tifozët i vërshëllyen lojtarët, drejtorët, trajnerin gjatë ndeshjes së mbrëmshme.

Tifozët ultras u futën tek në minutën e 15-të mbrëmë, në shenjë proteste për rezultatëve javëve të fundit.

“Sky Sport” dhe “Corriere della Sera” insistojnë se Conceicao nuk është në rrezik të shkarkimit ende, por nëse do të shkarkohet, vendin e tij do ta zë Maurp Tasotti, i cili do ta udhëhiqte Milanin deri në fund të sezonit.