Prishtina tashmë ka caktuar lokacionin për monumentin e heroit legjendar “Adem Jashari” i cili do të jetë simbol i përjetshëm i sakrificës dhe heroizmit të tij.
Nëpërmjet një njoftimi për media, bëhet e ditur se lokacioni i monumentit të Adem Jasharit, që do të ngritet në kryeqytet, ka marrë pëlqimin edhe nga vetë familja Jashari, si një shenjë e respektit dhe nderimit për këtë familje të madhe dhe të lavdishme.
Lokacioni është zgjedhur me kujdes për të siguruar që ky monument të mbetet një pikë referimi për të gjithë ata që duan të kujtojnë dhe nderojnë sakrificën e kësaj familjeje të shquar.
Me rastin e nisjes së ditëve të Epopesë së UÇK-së, kryeqyteti i Kosovës ka nderuar sot me një akt solemn sakrificën e pavdekshme të familjes Jashari, një ngjarje që mbetet një pikë kthese në historinë e luftës për liri dhe pavarësi.