Berisha: Do bëjmë gjithçka që me qeverinë e Kosovës të krijojmë zona të lira kufitare

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka paraqitur disa nga planet e tij për zhvillimin ekonomik të zonave verilindore të Shqipërisë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale. Ai theksoi se do të krijohet një plan ekonomik për shfrytëzimin racional të burimeve dhe potencialeve të këtyre zonave, me qëllimin që banorët të përfitojnë nga ky zhvillim. Berisha shtoi se një tjetër prioritet do të jetë krijimi i zonave të lira kufitare në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.

Po ashtu, ai garantoi mbështetje për investimet duke ofruar lehtësime taksash dhe subvencione për ato. Berisha përmendi gjithashtu një ligj të vitit 2013, që parashikonte 8 vite pa taksa për investimet në zonat malore, i cili u anulua nga qeveria aktuale dhe u zëvendësua me një paketë të favorizuar për trafikantët. Ai premtoi rikthimin e këtij ligji nëse opozita vjen në pushtet.

LEXO EDHE:
Familja e Thaçit pas përfundimit të të pames: U jemi mirënjohës për mbështetjen që na dhatë gjatë ditëve të pikëllimit
FJALA E BERISHËS:

Së pari, për zonat verilindore do ketë plan ekonomik për shfrytëzimin racional të të gjitha potencialeve dhe burimeve të tyre, ku duhet të përfitojnë banorët e këtyre zonave.

Së dyti, do bëjmë gjithçka që me qeverinë e Kosovës të krijojmë zona të lira kufitare.
Së treti, do bëjmë gjithçka që të subvencionojmë, të mbështesim investimet me lehtësime taksash.
Unë u them ju, se ligji i vitit 2013 parashikonte 8 vite pa taksa për investimet në zonat malore dhe atë ligj e anuloi Edi Rama dhe tani e riktheu me Paketën e Maleve për t’u dhënë trafikantëve të tij atë që nuk e meritojnë.