Bekim Fetaji, rektor i ri në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

Në të gjitha njësitë akademike të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup sot u votua për Rektor të periudhës së mandatit 2025/2028.
Në garë ishin dy kandidat Prof. dr. Bekim Fetaji dhe Prof. dr. Blerim Saiti.

Bekim Fetaji ka siguruar 38 vota, ndërsa Blerim Saiti ka siguruar 35 vota. Me këtë votim zgjidhet Prof.Dr Bekim Fetaji rektor i UNT-së

Nga UNT-ja thonë se në kjo garë ka qenë e barabartë dhe transparente, duke respektuar të gjitha rregullat e arsimit të lartë dhe statutin e UNT-së.

Procesi i votimit ka qenë në një atmosferë të rregullt dhe demokratike, duke garantuar pjesëmarrjen e të gjithë profesorëve me të drejtë vote në kuadër të statutit dhe Ligjit të arsimit të lartë.
Komisioni Qendror Zgjedhor pranë UNT-së falënderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor për angazhimin dhe përgjegjësinë e treguar, duke uruar suksese në misionin e përbashkët për avancimin e arsimit të lartë.