Begaj takohet me Siljanovskan, flasin për rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues e paqedashës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u takua me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj thotë se vendet do të bashkëpunojmë për të avancuar në procesin e integrimit në BE, angazhimin si aleatë në NATO dhe rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues e paqedashës.

“Me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin për të avancuar në procesin e integrimit në BE, angazhimin si aleatë në NATO dhe rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues e paqedashës”, ka shkruar i pari i vendit.