Bayern Munich njofton vdekjen e futbollistit 18-vjeçar pas lëndimit në kokë

Guo Jiaxuan, futbollist kinez 18-vjeçar, ka vdekur pasi pësoi lëndim të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje stërvitore në Spanjë në shkurt, njoftoi sot klubi gjerman Bayern Munich.
Guo, i cili raportohet se u godit në fytyrë me gju gjatë kampit stërvitor, u shpall i vdekur klinik nga një spital lokal përpara se të transferohej në Kinë, ku mori kujdes të mëtejshëm në një spital të Pekinit.

Portieri i ri ishte pjesë e skuadrës botërore të Bayern Munichut, e cila u dha lojtarëve nga e gjithë bota shans për të shfaqur talentet e tyre.