Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim zyrtar për bastisjes e policisë në Shkup, ku siç bëhet e ditur është kapur drogë dhe si pasojë tre persona kanë shkuar në paraburgimi.
Bastisjes siç njoftojnë nga MPB-ja janë kryer te tre persona pas sigurimit paraprak të dëshmive.
“Më 30.03.2025 nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Shkup, në rajonin e komunës Butel, pas sigurimit paraprak të dëshmive për tregti të palejuar me drogë narkotike marihuanë, janë ndërmarrë aktivitete hetuese dhe janë kryer bastisje te personat: I.J. (26), A.Ј. (21) dhe D.Gj. (21) që të tre nga Shkupi.
Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe siguruar lëndë të palejuara në bazë të nenit dhe në lidhje me nenin 215 të Kodit Penal, ku të njëjtit janë privuar nga liria dhe kundër tyre nga ana e SPB Shkup është parashtruar kallëzim penale në bazë të procedurës urgjente deri te PPTh Shkup. Ata kanë dalë para gjykatësit të procedurës paraprake, prej të cilëve ndaj tre të denoncuarve është shqiptuar masë e paraburgimit prej 30 ditësh”, njoftojnë nga MPB-ja.