Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll nesër me fillim nga ora 15:00 në Vaduz të Lihtenshtajnit do ta luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin kundër vendasve, njofton Telegrafi.
Përfaqësuesja e Maqedonisë dje ka mbërritur në Vaduz, ndërsa sot pas konferencës zyrtare për shtyp do të zhvillojë seancën e vetme stërvitore dhe zyrtare para ndeshjes së nesërme.
Natyrisht, sipas protokollit, edhe pse situata jonë për momentin nuk është as për deklaratë, as për foto dhe as për asgjë, nisur nga tragjedia që ka ndodhur në Koçan, rregullat e UEFA-s e kërkojnë këtë.
Trajneri Bllagoja Milevski me një mesazh ka paralajmëruar ndeshjen e nesërme. “Është ende shumë e vështirë për mua të flas për gjithçka që ndodhi. Edhe një herë, ngushëllimet e mia për viktimat. Ju kërkoj të përqendroheni në çështjet e futbollit, sepse tani është e vështirë për mua të flas për ndonjë gjë tjetër përveç futbollit. Sigurisht, ne kemi ardhur për të vazhduar atë seri fitoresh. Por ne këtë mund ta bëjmë vetëm nëse i përkushtohemi kësaj ndeshjeje në maksimum”, tha trajneri Milevski në konferencën zyrtare për media.