Avokati Smakiqi: Kurti po e shfrytëzon pozitën karshi prokurorit

Avokati Xhevdet Smakiqi ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se po e shfrytëzon pozitën e tij për të krijuar një situatë ku ai mund të paraqitet si viktimë, duke aluduar se kjo mund të jetë pjesë e një strategjie për të ndikuar në procesin zgjedhor.

“Sa ishte në opozitë, ai premtoi mbrojtje të afërt për prokurorët, por tani ata sulmohen nga i njëjti person, dhe I bën disa lojëra, të cilat varësisht se çfarë është, ai dëshiron ta shndërroj veten në faktor por dhe në viktimë”, ka deklaruar Smakiqi, në studion e “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Sipas tij, një nga skenarët e mundshëm është që Kurti të burgoset për një muaj, duke humbur afatin 30-ditor për certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ. “Në këtë mënyrë, ai do t’i thotë popullit se prokurorët e sistemit të vjetëruar e burgosën dhe do të kërkojë të shkojë në zgjedhje të reja”, shtoi Smakiqi, transmeton Klankosova.tv