Atletico Madridi e ka shfrytëzuar në maksimum gabimin e Real Madridit.
Ata triumfuan minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Athletico Bilbaos, në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit spanjoll.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.
E goli i vetëm dhe i fitores për Atletico Madridin erdhi nga Julian Alvarez në minutën e 66-të, pas asistit nga Llorente.
Me këtë fitore, Atletico Madrid shkon në kuotën e 56 pikëve në vendin e parë, dy më shumë se Barcelona e Real Madridi, por katalonasit kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Athletic Bilbao mbetet i katërti me 48 pikë të grumbulluara.