Qyteti i Tetovës po përjeton katrahurën më të rëndë në historinë e qytetit. Me përfundimin e mandatit aktual, po vijnë gjithnjë e më shumë informacione për një ofenzivë të rrethit të ngushtë të kryetarit Bilall Kasami, për uzurpim të pronave publike dhe private, ndërtime pa leje në qytet, rrethinë dhe në Kodrën e Diellit, rrugë të ndërtuara jashtë standardeve dhe pa plane me çka shkaktohet kaos në qytet. Qytetarë të shumtë, afaristë, por edhe mediat për çdo ditë ankohen se udhëheqësia aktuale me veprimet e vazhdueshme po ua rëndon jetën qytetarëve dhe po e shndëron Tetovën në një xhungël urbanistike.
Nga të gjitha këto veprime përfitojnë njerëz të afërt me Bilall Kasamin, partinë e tij, bashkëpunëtorë e familjarë të tyre.
Ftojmë organet kompetente, inspektoratet përgjegjëse, Revizionin Shtetëror, por edhe Prokurorinë Publike, që urgjentisht të ndalojnë këtë fushatë të shkatërrimit të Tetovës dhe të hetojnë aktivitetet e funditn ë cilat tanimë janë një “sekret publik” dhe flitet në çdo cep të Tetovës.
– Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Këshilli Gjyqësor shkarkon sërish dy gjyqtare të Apelit për rastin „Telekom–Fokusnet“
- Ngjarje e rëndë në Shqipëri, 65-vjeçarja humb jetën pasi u sulmua nga qeni i fqinjit
- Arben Imeri zgjidhet kryetar Nëndega Poroj-PDSH
- Mexhiti: Mbështetja e BE-së kyçe për procesin eurointegrues dhe agjendën reformuese
- “Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e ka shkelur pragun e bazilikës”, Rama nis vizitën në Vatikan
- Drejtori i burgut të Idrizovës: Ka dhunë, përdhunim, por edhe dashuri mes të burgosurve
- Krimet e luftës: Për një vit, tre serbë u shpallën fajtorë, një u lirua – asnjë dënim maksimal
- Afrim Gashi në Uashington takohet me ish-ambasadorin amerikan Philip Reeker
- Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet në spital – shkak problemet me frymëmarrje, mjekët: Gjendja e tij e qëndrueshme
- “Lëvizja Arbëria nuk është si të tjerët”, Ibrahimi: Shpresojmë të kalojmë në subjekt politik