Arrestohet një person nga Gostivari ka qenë duke vozitur veturën me shpejtësi prej 173 km në orë në vend ku lejohet shpejtësia prej 80 km në orë

Më datë 30.03.2025, ora 14:55. në magjistralen Gostivar-Tetovë, në pikën e pagesës rrugore Gostivar, zyrtarë policorë nga NjP për siguri në komunikacionin rrugor Gostivar kanë privuar nga liria personin Z.S. (29) nga fshati Vrutok i Gostivarit. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor është konstatuar se ai drejtonte mjetin motorik të pasagjerëve “golf” me shpejtësi 173 kilometra në orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë. Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal nga neni 297a i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.TS