Arrestohet Ejup Rustemi, ish-drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore

Ish-drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi , është arrestuar nga policia, por ende nuk dihet arsyeja e saktë e ndalimit të tij. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se ai është shoqëruar nga forcat e rendit, ndërsa institucionet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi rastin.

Rustemi ka mbajtur disa pozita të rëndësishme publike, kryesisht pas ardhjes së BDI-së në pushtet, duke qenë një nga figurat kyçe në sektorin e infrastrukturës dhe transportit. Pritet që në orët e ardhshme të ketë më shumë detaje rreth shkaqeve të arrestimit të tij.

Lajmi është në zhvillim dhe do të pasurohet me më shumë informacione sapo të ketë një reagim zyrtar nga autoritetet.