Kombëtarja e Shqipërisë po pëson 1:0 nga Anglia në “Wembley”, pas pjesës së parë të ndeshjes.
Në minutën e 20-të, Jude Bellingham bëri pasim mjeshtëror për Lewis-Skelly, që realizoi nga zona.
Bellinghemi nxori nga loja 4-5 mbrojtës të Shqipërisë, ndërsa Lewis-Skelly e shmangu Jasir Asanin para se ta dërgonte topin në rrjetë.
Anglia ka dominuar plotësisht.
Në fund, Thomas Strakosha i kishte dy pritje vendimtare, ndërsa Berat Gjimshiti bllokoi një gjuajtje të Harry Kane që po përfundonte në rrjetë.