Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka shkuar në Prokurorinë Speciale.
Ai ka zgjedhur që të shkojë në vendosjen e gurthemelit të një çerdheje të re në Gjilan.
Kurti ka hedhur lopatën e parë të këtij gurthemeli.
Ai është shprehur se ky intervistim nga Prokuroria Speciale ka mundur të kryhej qysh në dhjetor dhe tha se nëse prokuroria e ka pasur shumë të rëndësishme këtë dëshmi, siç u shpreh, do të shkonte tek ai.