Aksion policor në Tetovë: Arrestohet një person i njohur për dhënie të parave me kamatë, si dhe të tjerë që kishin lidhje me të
Sipas burimeve të Pa Censure, Policia e Tetovës ka realizuar një aksion të gjerë sot, gjatë të cilit është arrestuar një person i njohur për aktivitetet e tij në dhënien e parave me kamatë. I arrestuari është një individ që ka pasur lidhje të ngushta me huadhënien informale dhe ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga kamata.
Përveç tij, janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që kishin lidhje të drejtpërdrejta me aktivitetet e tij kriminale. Aksioni i policisë është ende në zhvillim dhe janë duke u realizuar veprime të tjera për zbardhjen e plotë të këtij rasti.