Abdixhiku për Fitër Bajram: Të solidarizohemi me njërin-tjetrin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë vizitës së tij në bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava, theksoi nevojën për solidaritet të ndërsjellë.

Ai uroi që populli i Kosovës të jetë përherë solidarë si gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Në emër të gjithë Lidhjes Demokratike të Kosovës i urova të gjithë besimtarët. Ne shpresojmë që vlerat e muajit të shenjtë të Ramazanit të jenë vlera njerëzore të popullit të Kosovës gjatë gjithë kohës. Përherë të kujdesemi për njëri – tjetrin, le të jemi më solidarë më njëri tjetrin dhe t’iu dalim në ndihmë gjithë atyre në nevojë”, tha Abdixhiku.