Skënder MULLIQI
Amerika e Joe Bajden kishte një qasje tjetër ndaj luftës në Ukrainë, kurse më ardhjën e Trump në Shtëpinë e Bardhë, kjo qasje u ndryshua në menyrë drastike duke vu interesin ekonomik e tregtar para politikës.Politika e Bajdenit ishte ndihma e vazhdueshme ushtarake, Trump pëzullojë këtë ndihmë të armëve .Presidenti i ri amerikan vuri kontakte të shpejta më Moskën.Kjo qasje ndaj krizës në Ukrainë , duket së ka bërë të mundur një pozicion shumë të fortë të Putinit në negociatat që priten të zhvillohen për ndaljën e luftës në Ukrainë.Shumë analistë dhe njerëz të politikës botërore këtë ndryshim të pozicionit të Trump e shohin si legjitimim të pushtimit të territoreve ukrainase nga forcat ushtarake ruse.Ne anën tjetër kemi Evropën e cila nuk është më qasjën e Trumpit, për lëshime radikale ndaj Putinit, duke mos e dobësuar pozicionin e Ukrainës.Putin deri më tash nuk ka pranuar asnjë kusht, përpos pretendimeve të tija për pushtim të Ukrainës , dhe vazhdimin për zgjerim drejte Evropës. Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio nuk specifikoi se çfarë lëshimesh do të duhej të bënte Ukraina. Por ai pranoi se do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për të që të rifitonte territoret nën kontrollin rus. Aktualisht, Rusia mban rreth një të pestën e territorit ukrainas, duke përfshirë Krimenë dhe rajonet lindore, ku vazhdon operacionet ushtarake.Kthesa e politikës amerikane shkaktoi tensione serioze midis Trump dhe Zelenskit në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar.Zelenski megjithate pranoj kushtet e armëpushimit për ti lëshuar vend negociatave më Rusinë.Zyrtarë amerikan e mirëpritën këtë qëndim të Zelenskit duke dëklaruar së radhën e ka tash Moska.Presidenti amerikan bëri më dije Miskën zyrtare së mos pranimi i kushteve të paqës do të thotë përballje më masa drastike siq edhe u shpreh ai.Për këtë çështje edhe zyrtarë amerikan dhe ukrainas u takuan në Arabinë Saudite më 11 mars.Presidenti ukrainas Zelensky shprehu shpresën se këto bisedime do të rivendosin marrëdhëniet pragmatike me Uashingtonin. Ai sugjeroi që armëpushimi të jetë fillimisht në det dhe në ajër për të demonstruar gatishmërinë e Kievit për paqe. Ai u bëri thirrje gjithashtu aleatëve evropianë që të mbështesin nismën e tij për armëpushim.Në të njëjtën kohë, Ukraina dhe Moska kan intesifikuar sulmet ,e para për kthim të territorëve te humbura , kurse e dyta për pushtime te reja.Aleatët evropianë të Ukrainës, megjithatë, kanë paralajmëruar se Kievi nuk duhet të nxitojë në negociatat me Moskën pa një pozicion të sigurie.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Me Bilall Kasamin nuk do të ketë stadium Tetova. VLEN dhe VMRO bllokojnë fondet (VIDEO)
- Autoritetet komunale në Shkup dhe Tetovë e testuan ujin e pijshëm që gjendet në rrjetin për shpërndarje
- Milanoviq: Konteksti midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është çështje e tyre e brendshme
- Shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 6 persona
- Risi në regjistrimin e veturave në Maqedoni! Ligji kaloi filtrin e parë
- Rama nga Thethi: Legalizuam 300 prona, s’kemi tradhtuar askënd
- Sulejmani në mbylljen e festivalit “Këngë Jeho”: Trashëgimia jonë kulturore është ura më e fortë që na lidh me botën
- MÇE Murtezani në seancën e 5-të të Këshillit Nacional për euro-integrime: “Maqedonia e Veriut prej kohësh pranoi sistemin evropian të vlerave si të vetin
- Radev: Nuk ka kushte të reja përveç atyre për të cilat është rënë dakord tashmë, Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së
- Filipçe: Maqedonia nuk duhet të mbetet viktimë e operacioneve të huaja destabilizuese