Gjashtë lokale janë përfshirë nga flakët në zonën e njohur si “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë. “Në orën 06:05 është pranuar informata për zjarr në lokalet në “Tregun e Gjelbër” ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë përfshirë 6 lokale që mbajnë produkte të ndryshme.
Ekipet kanë reaguar shumë shpejt dhe në mënyrë shumë profesionale ku është bërë prerja e dy anshme e zjarrit për të mos lënë mundësi shpërndarjen e zjarrit.
Këto lokale janë të ndërlidhura mes vete dhe tani jemi në eliminim të zjarrit të tërësishëm. Sipas informative që kemi nuk ka persona të lënduar”, ka thënë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.
Ndërsa ngjarja është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shkruan A2 CNN.
“Sot rreth orës 6, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, deklaroi Ahmeti. (A2 Televizion)