Zgjedhjet në Kosovë! Arrijnë votat e para të diasporës

Kanë arritur votat e para nga diaspora në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për 36.500 pako me fletëvotime të cilat i takojnë procesit të votimit përmes postës nga Gjermania dhe Zvicra.

Këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshin verifikimin, ndërkaq numërimi i tyre do të bëhet në një fazë të mëvonshme.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kreshnik Radoniqi, u ka bërë thirrje “të gjithëve” për proces të qetë zgjedhor, derisa ka ftuar qytetarët të dalin në votime ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt 2025.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 2,075,868 qytetarë.

Ndërsa janë shtypur 1,752,650 fletëvotime.

“Sipas vendimit të KQZ-së, janë shtypur 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664,100 për votimin në vendvotime të rregullta; 28,450 për votimin me kusht; 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë; dhe 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike”

Poashtu në qendrën e Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është janë pranuar serverë dhe pajisjeve përcjellëse, si donacion i Qeverisë së Gjermanisë përmes OSBE-së.

Qytetarët në Kosovë pritet tu drejtohen kutive të votimit më 9 shkurt ndërsa një ditë më parë pritet tëe organizohet votimi në përfaqësi diplomatike në shtete të ndryshme për mërgatën.