Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli së bashku me Kryetarin e Senatit Prof. Dr. Kenan Ferati, Prorektorin për Shkencë, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektoren për Financa Prof. Dr. Aida Yzeiri Baftiari, Prorektorin për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri si dhe Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Salajdin Salihu, e pritën sot në takim Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës të Qeverisë së vendit tonë, Lulzim Aliun me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit, palët diskutuan për çështje kyçe që lidhen me sfidat dhe nevojat e Universitetit të Tetovës, përfshirë përmirësimin e infrastrukturës, mbështetjen financiare për kërkimin shkencor dhe mundësitë për zhvillim profesional të stafit akademik, duke u ndalur veçanërisht te përgatitja e Ligjit të ri për arsimin e lartë.
Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli e falënderoi Zëvendësministrin për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Universitetit të Tetovës për të kontribuuar në përmirësimin e legjislacionit për arsimin e lartë. Ai nënvizoi nevojën për rritjen e mbështetjes institucionale ndaj universiteteve publike, duke shtuar se zhvillimi i arsimit të lartë është një faktor kyç për të ardhmen akademike dhe profesionale të të rinjve. Drejtuesit e Universitetit të Tetovës e vlerësuan këtë takim si një mundësi të rëndësishme për të shprehur shqetësimet dhe rekomandimet e tyre, duke theksuar nevojën për përmirësime në infrastrukturë dhe mbështetje financiare.
Gjatë këtij takimi përpos tjerave vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjes së Ligjit të ri për arsimin e lartë, për të cilin Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës në vendin tonë, Lulzim Aliu, theksoi rëndësinë e përfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në procesin e hartimit. Ai po ashtu shprehu besimin se ky ligj do të jetë një produkt i pranueshëm dhe i dobishëm për institucionet e arsimit të lartë në vend.
Ky takim dëshmon përkushtimin e institucioneve për të punuar së bashku në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe përshtatjen e tij me nevojat bashkëkohore të studentëve dhe shoqërisë sonë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ministria e Energjisë: Interes për subvencionet për pajisje klimatike inverter, afati i aplikimit deri më 5 tetor
- Berisha paraqitet në SPAK: Vlerësoj qëndrimin e DASH për mandatin e Dumanit
- 8 kandidatë në garë për kryetar të Kumanovës
- “Pa fjalën pavarësi, do të ishte tradhtar”, Rubin tregon se si Thaçi e refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes
- Tragjedi e përgjakshme në Veles – tre të vdekur, vrasësi kryen vetëvrasje
- Rubin: Albright donte që unë ta njihja Thaçin, ta bëja shok e mik diplomatik dhe ashtu bëra
- Edhe banorët e Strugës ankohen për ndotje të madhe për shkak të mbeturinave
- Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar/ Emrat e kryetarëve të komisioneve parlamentare që do drejtohen nga PS
- Me 20 milionë euro do të rindërtohet Salla Universale në Shkup! Do të ketë 1,200 ulëse, për përdorim do të lëshohet në vitin 2028
- ‘Amerika në Hagë’: Kjo është pjesa e parë e dëshmisë së Rubin pro-Thaçit në Speciale