Zeqiri: Çfarë sulmi i sinkronizuar ndaj Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë!? Filloi nga Znami, vazhdoi me VMRO dhe Stoilkoviç dhe po forcohet nga argatët e VREDI-t
Shkruan: Arben Zeqiri
Të parët i kuptoj, ju pengon çdo gjë që vjen nga Shqipëria, shumë për ta janë edhe takimet edhe fotografitë. Ndër vite atyre ju ka penguar Tirana dhe Shqipëria. Por siç duket do të fillojmë t’i kuptojmë edhe këta të VREDI-t. Janë po të njëjtit që shpikën termin “Platforma e Tiranës”, arëherë kur Besa refuzonte të merr pjesë në Tryezën e përbashkët të Partive Shqiptare dhe njëjtë si VMRO-së edhe atyre ju pengonte kryeministri Rama në këtë tryezë, andaj shpikën termin për t’i dhënë VMRO-së penaltinë që të shutojë.
Për të kuptuar këtë që ndodh tani, organizuar po si një kakofoni pushtetarësh, duhet të analizoni dy momente interesante. VMRO-së nuk i pengonte “ndërhyrja” e kryeministrit Kurti për të mbështetur VREDI-n haptas në zgjedhje, ndërsa VREDI-t nuk i pengonte thirja e Dodikut për “Sërbski svet”. VMRO-së ndërkohë i pengonte vetëm vizita qoftë edhe private e Vjosa Osmanit dhe çdo shqiptari tjetër nga Kosova, të cilët ka filkuar edhe t’i arrestojë.
Këtyre të VREDI-t nuk ju pengon as sjellja e Stoilkoviçit e madje as deklaratat e vetë Vuçiqit, kur priste presidenten Siljanovska e kur takonte kryeministrin Mickoski.
Këtyre të VREDI-t nuk ju pengon as diskriminimi që ju bën vetë Qeveria e tyre shqiptarëve, vendbanimeve shqiptare dhe madje edhe vetë atyre. Këta janë të gatshëm që të shajnë edhe Shqipërinë dhe jo vetëm Ambasadorin, nëse nuk është në interes të tyre e veçanërisht nëse veprimet e Shqipërisë irritojnë padronët e tyre, Mickoskin, VMRO-në, Znamin e Stoilkoviçin.