Zelensky thotë se është i gatshëm të heqë dorë nga presidenca në këmbim të paqes ose anëtarësimit në NATO

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është pyetur se çfarë garancish i nevojiten nga presidenti amerikan Donald Trump dhe nëse është i lumtur të “heqë dorë” nga të qenit president i Ukrainës në këmbim të paqes.

Ai përgjigjet: “Po, jam i lumtur, nëse është për paqen e Ukrainës”, deklaroi ai.

“Nëse keni nevojë që unë të largohem nga kjo karrige, unë jam gati ta bëj këtë, dhe gjithashtu mund ta shkëmbej atë me anëtarësimin në NATO për Ukrainën”, u shpreh ai.

Zelensky thotë se ai është i fokusuar në sigurinë e Ukrainës tani, jo pas 20 vjetësh, duke shtuar se nuk është “ëndrra” e tij të mbetet president për dekada.

Për negociatat për t’i dhënë fund luftës, Zelensky thotë se tema e anëtarësimit në NATO do të jetë “në tryezë”, por ai nuk e di se si “do të përfundojnë” këto diskutime.

“Por është e rëndësishme që të gjithë ne të kuptojmë se nuk është një tryezë ku Ukraina është e ftuar,” shton ai.

“Është Ukraina ajo që “po fton liderët evropianë sepse ne jemi pjesë e Evropës”, thotë ai.

Ai shton se është e rëndësishme që edhe liderët amerikanë të jenë atje, “sepse ata janë ndihma jonë kryesore në këtë luftë”.

Zelensky thotë se është “mirënjohës” për mbështetjen e administratës Biden dhe Trump.

Ai thotë se kërkon mirëkuptim dhe garanci sigurie nga Presidenti Trump për të ndihmuar Ukrainën.

Ai shton se e ka ftuar Trumpin në Ukrainë dhe dëshiron që ai të jetë atje “shumë”, por thotë se “për fat të keq nuk e kemi arritur ende këtë”.