Anësori i Barcelonës, Lamine Yamal ka emëruar tre ‘lojtarët e tij të preferuar’ që nuk luajnë për skuadrën e La Ligës dhe madje pranoi se dëshiron që klubi të nënshkruajë me njërin prej tyre.
Sensacioni 17-vjeçar konsiderohet si një nga lojtarët më të talentuar në futbollin botëror tani, pasi ka fituar tashmë La Ligan, Euro 2024 dhe Superkupën e Spanjës në karrierën e tij të re.
Por kë vlerëson ai shumë?
Epo, së fundmi ai dha një intervistë për gazetën spanjolle Mundo Deportivo dhe zbuloi tre yjet me të cilët dëshiron të luante te Blugranasit.
Sigurisht, siç mund ta keni pritur, adoleshenti zgjodhi tri opsione sulmuese në vend të mbrojtësve, por disa nga zgjedhjet e tij mund t’ju befasojnë.
Një nga zgjedhjet e tij ishte Neymar – aktualisht në Santos – për të cilin Yamal ka qenë mjaft i hapur për admirimin e tij në të kaluarën.
“Isha pesë vjeç kur e pashë në Santos, por shtatë vjeç kur e pashë personalisht te Barcelona në Camp Nou”, deklaroi ai për CNN vitin e kaluar.
“Ishte e pabesueshme ta shihje atë. Po, është e vërtetë që aty ishte (Lionel) Messi i cili ishte gjithashtu i pabesueshëm, por ai ishte diçka krejtësisht ndryshe”.
“Neymar ka qenë gjithmonë idhulli im. Ai është një yll, një legjendë e futbollit”, potencoi më tej spanjolli.
Në intervistën e tij me MD, 17-vjeçari më pas emëroi yllin e Bayern Munichut, Jamal Musiala, si një tjetër lojtar me të cilin do të donte të luante përkrah.
Ai madje shpjegoi se si do të dëshironte që klubi katalunas ta transferonte atë, por e pranoi faktin se ishte nën kontratë.
Reprezentuesi gjerman së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje të re me skuadrën e Bundesligës, e cila do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2030 duke i dhënë fund spekulimeve në lidhje me një lëvizje të mundshme në Ligën Premier.
Emri i tretë që ai përmendi ishte ndoshta më befasuesi.
Yamal emëroi anësorin e Manchester Cityt, Savinho, i cili nënshkroi për skuadrën e Pep Guardiolës nga Toryes në verën e vitit 2024.
Dyshja padyshim që kanë një marrëdhënie të mirë me lojtarin e Citizens që së fundmi e quajti Yamalin si “më i miri në botë” në një koment në Instagramin e tij.