Vrasja e 24-vjeçares në Kamëz/ Çifti palestinez jetonin në Gjermani! Autori u largua drejt Greqisë më 22 shkurt, çfarë zbuloi kqyrja e kamerave të sigurisë
Detaje nga ngjarja e regjistruar dje në rrugën e Kavajës.
Çifti palestinez Ryyan Alëan 24 vjeçe dhe bashkëshorti i saj, Fadi Alëan 49 vjeç, të cilët jetonin në Gjermani, kanë fluturuar nga Gjermania dhe kanë mbërritur në Rinas më datë 19 shkurt, ku në aeroport te kontrolli i pasaportës janë prezantuar me dokumente greke dhe më pas pasi kanë rezervuar një taksi kanë shkuar nga Rinasi te zona e rrugës së Kavajës dhe kanë marrë apartamentin me qira aty ku ndodhi edhe ngjarja.
Policia ka kqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49 vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë. Grupi hetimor ka dyshime të forta që edhe krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt, pra 6 ditë më parë ku 49-vjeçari palestinez 25 vite më i madh se bashkëshortja e tij pasi fillimisht e ka dhunuar e ka vrarë me thikë dhe e ka mbuluar me një çarçaf dhe më pas ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë.
Ende nuk dihet arsyeja se pse çifti palestinez që i përkisnin besimit islam kishin udhëtuar drejt Shqipërisë.
Dyshues për policinë është edhe fakti se ku kanë prenotuar banesën me qira nuk kanë dhënë dokument identifikimi pronarëve të banesës.