VMRO DPMNE ka kërkuar që të hetohet edhe pasuria , pronat, disa shtëpi, apartamente, tokë ndërtimore dhe bujqësore, dhe makinat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Me pagë zyrtare dhe duke i mbajtur qytetarët në kurriz, ata kanë arritur të fitojnë pasuri si sheikët e Lindjes së Mesme.
Gjykata dhe prokuroria, në vend që të luftojnë kundër krimit, vendosën të shërbejnë për padrejtësitë dhe krimin. Dhe është koha për t’i dhënë fund. Duhet kontrolluar cilët gjyqtarë u rritën në mënyrë të jashtëzakonshme me kapitalin e tyre dhe, në vend që të ishin sy i drejtësisë në Maqedoni, u bënë sy të krimit në shtet, thonë nga VMRO DPMNE.
Për më tepër, sipas tyre duhet të thirret në përgjegjësi dhe Ljupço Kocevski, i cili mistershëm e ka injoruar të reagojë në shumë raste të krimit të dukshëm. Është e trishtueshme që LDSM dhe BDI nuk e gjetën të arsyeshme asnjëherë të mbështesin reformat në drejtësi në vend. Kjo tregon se të gjithë janë të përfshirë në të njëjtin krim.Duhet të ketë përgjegjësi!, kanë reaguar sot nga VMRO DPMNE-ja.