Sot bëhet një vit nga momenti kur vendimi historik i z. Arben Taravari për t’iu bashkuar opozitës shqiptare e dërgoi BDI-në në histori dhe i dha një grusht të madh korrupsionit të instaluar nga kjo parti për më shumë se dy dekada. Në vend që të reflektojë për krimet dhe korrupsionin e saj të pafund, BDI sot përpiqet të manipulojë opinionin publik duke pretenduar se ky vendim paska dëmtuar shqiptarët. E vërteta është krejt e kundërta: vendimi i Taravarit ishte akti që shkatërroi mburojën politike të korruptuarve dhe i detyroi shumë ish-zyrtarë të BDI-së, si Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, të arratisen nga drejtësia. Kjo datë shënon fillimin e fundit për një regjim që e kishte kapur shtetin dhe e kishte shndërruar në një mekanizëm për pasurim personal dhe për ndëshkimin e kundërshtarëve politikë. Sot, qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë më të vetëdijshëm se kurrë për keqqeverisjen e BDI-së dhe për nevojën e një ndryshimi të vërtetë, që e sjell vetëm VLEN. Koalicioni VLEN është i përkushtuar për të vazhduar betejën kundër korrupsionit dhe për të ndërtuar një të ardhme ku shqiptarët do të qeverisen me dinjitet, transparencë dhe drejtësi. Bashkë, do ta çrrënjosim sistemin e kalbur të BDI-së dhe do të sjellim një epokë të re për të gjithë qytetarët tanë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arkin Jahiji shpall fitoren në komunën e Bërvenicës (VIDEO)
- LIVE: Nis festa e madhe në Çellopek, me curle e tupana për fitoren e Arkin Jahijit në Bërvenicë! (VIDEO)
- LIVE: Arkin Jahiji mbulohet me flamurin kombëtar, pamje nga festa e madhe në Çellopek pas fitores në Bërvenicë! (VIDEO)
- Sela: Urime Arkin, Urime shqiptarëve të Bërvenicës. Sihariq i mirë që duhet ti prijë rikthimit të Kërçovës dhe Butelit!
- Ali Ahmeti për TS: Fitorja në Bërvenicë është ngjarje e madhe, meritë të jashtëzakonshme ka mërgata shqiptare! (VIDEO)
- VMRO-DPMNE konfirmoi se i ka humbur zgjedhjet në Bërvenicë: Dua t’ua uroj fitoren kundërshtarëve tanë!
- Dafina Stojanoska: VLEN luajti rolin e “kalit të Trojës” në Bërvenicë, në favor të BDI-së
- Kovaçki i VMRO-DPMNE: “Erdhën shumë njerëz nga jashtë, të cilët nuk jetojnë në Bërvenicë, por votuan për kandidatin e BDI-së”
- Mickoski: Të vetëm kundër të gjithëve, por nuk mjaftoi për një fitore në Bërvenicë. Do ta kenë mbështetjen e Qeverisë
- Haqim Ramadani: Demografia foli, shumica vendosi dhe drejtësia u kthye në Bërvenicë