Sot bëhet një vit nga momenti kur vendimi historik i z. Arben Taravari për t’iu bashkuar opozitës shqiptare e dërgoi BDI-në në histori dhe i dha një grusht të madh korrupsionit të instaluar nga kjo parti për më shumë se dy dekada. Në vend që të reflektojë për krimet dhe korrupsionin e saj të pafund, BDI sot përpiqet të manipulojë opinionin publik duke pretenduar se ky vendim paska dëmtuar shqiptarët. E vërteta është krejt e kundërta: vendimi i Taravarit ishte akti që shkatërroi mburojën politike të korruptuarve dhe i detyroi shumë ish-zyrtarë të BDI-së, si Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, të arratisen nga drejtësia. Kjo datë shënon fillimin e fundit për një regjim që e kishte kapur shtetin dhe e kishte shndërruar në një mekanizëm për pasurim personal dhe për ndëshkimin e kundërshtarëve politikë. Sot, qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë më të vetëdijshëm se kurrë për keqqeverisjen e BDI-së dhe për nevojën e një ndryshimi të vërtetë, që e sjell vetëm VLEN. Koalicioni VLEN është i përkushtuar për të vazhduar betejën kundër korrupsionit dhe për të ndërtuar një të ardhme ku shqiptarët do të qeverisen me dinjitet, transparencë dhe drejtësi. Bashkë, do ta çrrënjosim sistemin e kalbur të BDI-së dhe do të sjellim një epokë të re për të gjithë qytetarët tanë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Muhamed Sejdinit i ndalohet dy vite ushtrimi i funksioneve në futboll për mashtrim dhe keqpërdorim të autorizimeve
- Haradinaj pritet në Pentagon: Tani është koha që Kosova të anëtarësohet në NATO
- Shtëpi private me vlerë mbi 7 milionë euro evidentohet si pronë shtetërore
- Aksion policor në një objekt hotelierik afër Vrapçishtit, arrestohen 4 shtetase të huaja
- Skitarët e Kosovës parakalojnë në ceremoninë e Lojërave Olimike të dimrit
- Te dy ushtarë profesionistë të sapopranuar është evidentuar sëmundja e zgjebes
- Klekovski: FSSH-ja ka zbuluar një sërë parregullsish në disa institucione shëndetësore
- Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e administrimit të drejtësisë
- Mickoski: Përfaqësuesit e BE-së në RMV do të jenë vazhdimisht të informuar për zbatimin e Agjendës Reformuese
- KQZ-ja publikon raportet e partive: VV-ja për 3 muaj shpenzoi 700 mijë euro më shumë sesa kishte buxhet