VLEN për konsumatorët

Me ligjin e ri të miratuar nga koalicioni VLEN, të gjithë tregtarët e mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël që operojnë me shitje me pakicë do të kenë detyrim ligjor të publikojnë çmimet e produkteve të tyre në internet. Ky detyrim do të zbatohet çdo ditë, duke siguruar përditësimin e çmimeve aktuale të shitjes.

Ky është një hap i rëndësishëm për të mbrojtur qytetarët nga abuzimet dhe manipulimet me çmimet. Me më shumë transparencë, çdo familje do të ketë mundësinë të krahasojë çmimet, të bëjë zgjedhje më të informuara dhe të mbrohet nga rritjet e padrejta të çmimeve.

Koalicioni VLEN po punon për qytetarët – për një treg më të ndershëm, më të hapur dhe më të drejtë për të gjithë!