VLEN: Një sërë shkeljesh nga ana e Komunës së Vrapçishtit – Shabani: Ministria për Politikë Sociale të gjejë zgjidhje!

Koalicioni VLEN me akuza drejtuar Komunës së Vrapçishtit, sipas tyre, komuna vazhdon të shkel ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Kreu i kësaj komune Isen Shabani kërkon nga Minisria përpolitik Sociale të gjejë zgjidhje?

Komuna e Vrapçishtit vazhdon të shkelë ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, kështu thonë nga koalicioni Vlen, akuza të cilat më herët u hodhën poshtë kreu i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani. Nga Vlen shtojnë se ky institucion vazhdon shkeljen e funksionimit të duhur të institucionit parashkollor “Pranvera”, në Vrapçisht.

VLEN-

“Gjatë një inspekcioni në institucionin parashkollor “Pranvera”, në Vrapçisht është konstatuar një shkelje e rënd nga ana e komunës e cila ka marrë automjetin e institucionit parasgkollor në shfrytëzim të komunës, megjithse ky automjet është dhënë në përdorim të institucionit për një periudhë të pa caktuar nga Qershori i vitit 2021”.

VLEN shtojnë se edhe pse në janar është bërë ndrimi ligjor i ushtruesit të detyrës drejtor, ky institucion ka vazhdur të bëjë keqpërdorime

VLEN

“Deri më 31 janar të vitit 2025 edhe kur është bërë ndrimi ligjor i ushtruesit të detyrës drejtor i institucionit ky institucion ka përdorur këtë automjet për shpërndarjen e ushqimit për 40 fëmijë që ndekin aktivitetin parashkollor në objektin e fshatit Doberdol, pas kësaj periudhe shpërndarja e ushqimit është realizuar në kushte të vështira dhe me ndihmën e autojeteve private”.

Vlen, pretendon se me urdhër të Komunës, ngrohja dhe rryma elektrike janë shkyqur në objektin kryesor të kopshtit në fshatin Vrapçisht e cila është edhe pjesë e shkollës, ndërsa Isen Shabani thotë se Ministria duhet të gjejë zgjidhje. Kreu i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani poashtu mohoi këto akuza duke i quajtur të pa baza duke pohuar se inspektorati përgjegjës i ka marrë kompetencat pa të drejtë për emërimin e drejtorit të çerdhes Pranvera e këto kompetenca tani më janë nën drejtim të Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. /tvklan.mk