Deri në zgjedhjet lokale sigurisht që nuk do të ketë shkrirje të VLEN-it dhe pas tyre mund të ndodhë shkrirja e mundshme e të katër partive në një parti, tha për Radion Evropa e Lirë lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Ai ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit pas vendimit të gjykatës së Tetovës se kush është kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Sipas tij, rëndësi ka kush i ka anëtarët, jo si e quajnë veten.
Taravari ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese.
“Natyrisht, ne si Vlen insistojmë dhe do të insistojmë, por VMRO-ja duhet të jetë gjithmonë e bindur, sepse pa VMRO-në nuk mund të ndodhin ndryshime kushtetuese. Pra është e pamundur, nuk ka asnjë formulë që mund të bëjë ndryshime kushtetuese pa pëlqimin e VMRO-së”, tha Taravari.