LSDM, e cila dikur premtonte “një shoqëri të drejtë për të gjithë”, sot është thjesht një makinë propagande që po përdor mashtrimin dhe populizmin! Nën udhëheqjen e Venko Filipçes, shëndetësia ishte në kolaps, duke lënë qytetarët në pasiguri dhe dhimbje.
Kur Filipçe ishte ministër, shëndetësia ishte në vdekje klinike! Spitalet pa pajisje, klinikat dhe spitalet të mbytyra në borxhe, dhe me staf mjekësor të shkurtuar që mezi mund të punonte. Pasiguria dhe dështimi ishin udhërrëfyesit e tij! Filipçe dhe LSDM ishin pjesë e skandaleve të shumta, duke filluar nga spitali modular në Tetovë, Durnmo Tours, Onkologjia dhe blerja e vaksinave kineze.
Ai bashkë me BDI-në lanë shëndetësinë të mbytur në pasiguri, duke përdorur punonjësit shëndetësorë si vegla elektorale!
Por, me Arben Taravarin në krye, kjo praktikë shkatërrues po merr fund! Pasiguria po largohet, dhe mbi 1000 punonjës shëndetësorë po sistemohen.
Në vitin e parë të ministrisë së Taravarit, VLEN ka bërë hapa të jashtëzakonshëm për të ndryshuar shëndetësinë! Pas 15 vjetësh, lista pozitive e barnave është përditësuar, duke ndihmuar mijëra pacientë! Vetëm këtë vit, 300 specializantë janë pranuar, dhe 300 të tjerë do të vijnë vitin e ardhshëm!
Ky është një ndryshim real, që e ka sjellë VLEN, jo LSDM! Tani, shëndetësia është në duar të sigurta!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gjorgjievski: Shoferët e NTP-së nga xhepat e tyre do t’i paguajnë gjobat e shkeljeve në trafik
- Zeqiri: A i pengojn ministreshës universitetet në gjuhën shqipe apo numri i tyre?
- Sekuestrohen 11 vetura, shoferët arrestohen
- BDI Izetin e deshti “qiraxhi”, ai u bë me tre shpij?
- “Turizmi i snajperëve” në Sarajevë, nën hetim një 80-vjeçar italian
- Mickoski: Jemi të fokusuar në realizimin e Agjendës Reformuese dhe vendosjen e rendit në shtet
- Behrami: Gjykata Speciale bashkë me Serbinë dhe bashkëpunëtorët e tyre në Kosovë po mundohen po punojnë për të normalizuar dënimin e krerëve të UÇK-së
- A do shitet “Shik Jellaku” ja çka thotē Bilall Kasami
- Pa garë dhe pa konkurrencë: Telekomi i Kosovës i jep 72 mijë euro një kompanie nga Shkupi
- Ali Ahmeti pranon një pikturë me dëshmorët e kombit