Veliaj në burg, Ajola Xoxa kthehet në Shqipëri për të zbatuar masën “arrest në shtëpi”

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është kthyer nga Italia në Shqipëri pasi GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Nga Rinasi, Xoxa është shoqëruar nga Policia për t’u dërguar në shtëpinë e saj.

Agjentët e BKH-së u paraqitën sot në mesditë rreth orës 14:00 në ambientet e zyrave të bashkisë së Tiranës për t’i komunikuar kryebashiakut Erion Veliaj masën e sigurisë ‘arrest me burg’ dhe për ta shoqëruar me makinën e tij drejt Bllokut të Sigurisë.