Vajza e Bedri Hamzës krenare: Kurrë nuk e kam parë babin të ofendojë, ka folur gjithmonë me mirësjellje e edukatë

Vajza e kandidatit për kryeministër nga PDK’ja, Bedri Hamzës, Djellza Hamza ka reaguar me një postim në Facebook, duke u shprehur krenare për babain e saj.

Djellza Hamza, një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, ka shkruar se nuk e ka parë kurrë babain e saj “të ofendojë të shkatërrojë institucione apo ta ngrejë zërin në debate e tubime”.

Tutje ajo ka thënë se “Babi ka zgjedhur gjithmonë të flasë me mirësjellje, edukatë dhe profesionalizëm—duke sjellë rezultate konkrete dhe duke dëshmuar se integriteti dhe puna e palodhur janë vlerat e vërteta të një lideri”.

Postimi i plotë:

Unë, si vajza e Bedri Hamzës, nuk mund të jem më krenare. Kurrë nuk e kam parë babin të ofendojë, të shkatërrojë institucione apo ta ngrejë zërin në debate e tubime.

Babi ka zgjedhur gjithmonë të flasë me mirësjellje, edukatë dhe profesionalizëm—duke sjellë rezultate konkrete dhe duke dëshmuar se integriteti dhe puna e palodhur janë vlerat e vërteta të një lideri. Ky është modeli që dua të ndjek.

Të dua