Trump thotë se Putin do të duhet të bëjë kompromise për të përfunduar luftën

Presidenti amerikan Donald Trump, është pyetur nëse presidenti rus, Vladimir Putin do të ketë nevojë të bëjë ndonjë “kompromis” në një marrëveshje për të përfunduar luftën në Ukrainë, presidenti i SHBA-së tha “po, do ta bëjë”.

Trump e lavdëroi Putinin duke e quajtur “një djalë shumë të zgjuar”, duke e përshkruar si “dezinformuese”, një pretendim që ai e ka bërë më parë – se lideri rus nuk kishte asnjë qëllim për të zgjidhur luftën deri sa Trump të ri-zgjidhej president i SHBA-së, transmeton klankosova.tv.

“Po të mos isha zgjedhur, ai do të kishte vazhduar me pushtimin e Ukrainës”, tha Trump.

“Shumë njerëz do të ishin vrarë. Pa pajisjet tona, ajo luftë do të kishte përfunduar. Dua të shoh që kjo të vijë në fund”.

JD Vance, nënkryetari, shtoi se presidenti nuk do të japë më shumë detaje publikisht.