Presidenti amerikan Donald Trump tha se pret që Elon Musk të zbulojë miliarda dollarë që janë përvetësuar dhe keqpërdorur në Pentagon gjatë një auditimi që do të drejtojë miliarderi.
“Do t’i them shumë shpejt, ndoshta brenda 24 orëve, të kontrollojë në Ministrinë e Arsimit… Pastaj do t’i them, shkojmë në ushtri”. “Le të kontrollojmë ushtrinë”, tha Trump për Fox News, një fragment i të cilit u transmetua sot në mëngjes, raportoi Reuters.
Presidenti amerikan tha se do të gjente miliarda, qindra miliona dollarë të përdorura për mashtrim dhe abuzim.