Trump nga Ukraina kërkon toka me minerale të rralla në vlerë prej 500 miliardë dollarë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i kërkoi Ukrainës toka me minerale të rralla në vlerë prej 500 miliardë dollarë në këmbim të ndihmës që i japin Ukrainës, transmeton Anadolu.

Në intervistën e tij për kanalin “Fox News”, Trump bëri deklarata lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.

Ai tha se Ukrainës i kanë dhënë “qindra miliardë” dollarë. “Atyre u thashë se dua elemente të rralla me vlerë prej 500 miliardë dollarë. Edhe ata e pranuan këtë. Të paktën tashmë nuk ndihemi më budallenj. Përndryshe do të dukemi si budallenj. Unë u thashë atyre: ‘Duhet të marrim diçka. Ne nuk mund të vazhdojmë t’i paguajmë këto para’”, tha Trump.

Në deklaratën e tij më 3 shkurt, Trump pohoi se ndihmat ushtarake dhe të tjera që i dhanë Ukrainës kishin arritur shuma të mëdha dhe se ata donin të merrnin elemente të rralla nga ai vend në këmbim.