Trump do njerëz të pasur në SHBA, së shpejti “Karta e Artë” që kushton 5 milionë dollarë – çon drejt shtetësisë amerikane

Presidenti Donald Trump shpalli një rrugë të re për shtetësinë amerikane: një kartë ari me çmim të lartë.

Shtetet e Bashkuara do të “shesin” karta ari për 5 milionë dollarë, njoftoi presidenti amerikan Donald Trump të martën në Zyrën Ovale.

“Ne do t’i vendosim një çmim kësaj karte prej rreth 5 milionë dollarësh dhe ajo do t’ju japë privilegjet e Kartës së Gjelbër [të rezidentit të përhershëm], plus do të jetë një rrugë drejt shtetësisë,” tha presidenti.

Ai e quajti atë “disi si një Kartë e Gjelbër, por në një nivel më të lartë sofistikimi.”

“Njerëz të pasur do të vijnë në vendin tonë duke blerë këtë kartë,” vazhdoi ai, shkruan Independent.co.uk, transmeton Gazeta Express.

“Ata do të jenë të pasur dhe të suksesshëm, do të shpenzojnë shumë para, do të paguajnë shumë taksa dhe do të punësojnë shumë njerëz. Dhe ne mendojmë se kjo do të jetë jashtëzakonisht e suksesshme dhe nuk është bërë kurrë më parë”, thotë Trump.

Sekretari i Tregtisë, Hoëard Lutnick, sqaroi se administrata Trump planifikon të ndërpresë Programin e Investitorëve Imigrantë EB-5 dhe “ta zëvendësojë atë me kartën e artë Trump.”