Taravari: Përshtypja për USAID në RMV është pozitive

Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, gjatë intervistës së tij në Zërin e Amerikës, foli edhe për pezullimin e programeve të USAID-it nga SHBA-të që zbatoheshin edhe në vendin tonë.

“Përshtypja për USAID-in në Maqedoninë e Veriut është shumë pozitive. Sa kam qenë kryetar komune në Gostivar, kemi pasur një numër të madh të projekteve që janë realizuar përmes USAID-it, kryesisht kanë qenë projekte për çerdhe dhe shkolla. Kanë qenë projekte kredibile dhe të besueshme që kanë mbështetur shumë Maqedoninë e Veriut. Por kjo që ndodhë me presidentin amerikan, nuk e di prapavijnë dhe besoj se do të ketë ndikim edhe te. USIAD ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, flas për investimet kapitale që janë bërë në arsim, por edhe në lëmi tjera në Ballkan”, tha Taravari.