Sot, 27 vjet nga masakra në Qirez dhe Likoshan

Dhimbja është e madhe, megjithatë krenaria është e thellë duke parë fëmijët e Kosovës të lirë dhe të mposhtur ata.

Këto janë fjalët që tha një familjare, e cila 27 vjet më parë kishte humbur bashkëshortin dhe vjehrrin nga duar të forcave serbe.

Por në fakt, përveç këtyre dy viktimave, forcat serbe vranë dhe masakruan edhe 22 qytetarë të tjerë civilë, e gjithë kjo në shenjë hakmarrjeje ndaj UÇK-së, e cila, në mbrëmjen e asaj nate, kishte organizuar një sulm ndaj ushtrisë serbe. Si pasojë e sulmit, katër policë serbë humbën jetën, njofton Klankosova.tv.

Në varrezat e fshatit Likoshan, ku ndodhen edhe varrezat e fshatit Qirez, të komunës së Drenasit, familjarët po bëjnë homazhe për nder të kësaj dite, e cila shënon edhe fillimin e luftës në Kosovë.

Aty po marrin pjesë, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, dhe Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.