Skandal: Fatmir Limani punëson maqedonase në MPPS, shqiptarët vazhdojnë të anashkalohen!

hqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim në punësimet në administratën shtetërore, edhe pse përfaqësuesit e tyre mbajnë poste kyçe qeveritare. Rasti më i fundit vjen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), ku ministri Fatmir Limani ka miratuar punësimin e një kandidateje maqedonase, duke anashkaluar kandidatët shqiptarë, të cilët vazhdimisht përballen me vështirësi në pranimin në institucionet shtetërore.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë vendim është fakti se akti i pranimit është nënshkruar nga sekretari shtetëror i ministrisë, i cili gjithashtu është shqiptar. Ky veprim jo vetëm që tregon mungesën e përkushtimit për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, por dëshmon edhe pafuqinë e përfaqësuesve shqiptarë në qeveri, të cilët duket se nuk kanë ndikim real në proceset vendimmarrëse.

Burime brenda administratës thonë se punësimet në institucionet shtetërore tashmë realizohen vetëm me pëlqimin e VMRO-DPMNE-së, ndërsa shqiptarët mbeten jashtë këtyre proceseve, pavarësisht premtimeve për barazi dhe përfaqësim adekuat. Kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi në opinion, duke ngritur dyshime mbi seriozitetin e përfaqësuesve shqiptarë në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit të tyre.

Nga kjo shihet se nëse kjo praktikë vazhdon, shqiptarët do të mbeten gjithnjë e më të paefektshëm në institucionet shtetërore, duke humbur çdo ndikim në vendimmarrje.