ËSHTË DISKUTUAR PËR KËRCËNIMET DHE RREZIQET E SIGURISË
Presidentja e vendit Gordana Siljanovska-Davkova, vizitën e saj të parë të punes e bëri në Agjencinë për Inteligjencë. Gjatë vizitës presidentja Siljanovska-Davkova u prezantua me Raportin Vjetor të Agjencisë për vitin 2024, si dhe kërcënimet, rreziqet dhe sfidat aktuale dhe afatmesme të sigurisë rajonale dhe kombëtare.
Nga kabineti I presidentes njoftojnë se Presidentja është njohur me kapacitetet operative dhe teknike të personelit dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të tyre. Është diskutuar edhe për 30 vjetorin e miratimit të ligjit të parë për Agjencinë e Inteligjencës, i cili do të shënohet në mars të këtij viti.