Shtohen 117 policë të rinj në veri të Kosovës

117 policë të rinj janë shtuar në katër komunat veriore të Kosovës, më 05.02.2025.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvëndësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë- Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili theksoi se 79 prej tyre janë serbë dhe 21 boshnjakë.

Sipas Elshanit, në veri aktualisht operojnë rreth 460 policë.

“Kemi pasë 340, tash i kemi plus 120. Pra, rreth 460 policë operojnë në veri tash. Reth 150 janë serbë. 79 janë tash (serbë) që kanë ardhur dhe 68 i kam pasë më herët.” – tha Elshani.

Sipas tij, policët e rinj janë duke zhvilluar trajnim në këtë pjesë të vendit.

“Këta e kanë një vit trajnimin. Kur kanë dalë nga shkolla, kur kanë ardhë këtu e kanë një vit me punu patrullë, trafik, hetime – trajnim fushor quhet ky.” – përfundoi Elshani.