Shpërthimi në Moskë, vritet themeluesi i një batalioni që luftonte në Ukrainë

Autoritetet ruse njoftuan se një shpërthim në një kompleks banesor në Moskë ka lënë të vdekur disa njerëz, përfshirë themeluesin e një batalioni që luftonte përkrah forcave ruse në Ukrainë.

Shpërthimi i 3 shkurtit është më i fundit në një valë shpërthimesh dhe sulmesh, duke ngjallur frikë për rikthimin e dhunës së bandave që kishte përfshirë kryeqytetin rus në vitet e ’90-ta.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, TASS, i citoi autoritetet të kenë thënë se mjeti shpërtheu rreth orës 9:45 në mëngjes. Mjeti me gjasë ishte dërguar në kompleksin banesor, Alye Parusa, nga korrieri.

Në mesin e viktimave ishte edhe Armen Sarkisian, themeluesi i një batalioni ushtarak me përkatësi armene, i cili ka luftuar në Ukrainë përkrah trupave ruse. Ai vdiq pasi u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Oleg Kasperovich, një truprojë mësohet të jetë vrarë gjithashtu, ndërsa një tjetër truprojë është plagosur rëndë.

Ndërkaq, ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.