Shormaz: Siç gënjeu për strehën, Vuçiq gënjen edhe për votimin e Rezolutës për Ukrainën

“Nuk është e mundur që votimi të bëhet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pa pëlqimin e tij. Tani ai fajëson për gjithçka bashkëpunëtorët e tij. Merz fitoi, sjellja e Trump tregon qartë se ai nuk do të ndërhyjë në çështjet evropiane. Vuçiq votoi me vetëdije për rezolutën Ukrainë-Evropë sepse Serbia tani varet vetëm nga BE-ja. Ashtu siç ka gënjyer për strehën, po i gënjen qytetarët e Serbisë për rezolutën” ka thënë Shormaz për mediat serbe.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar të hënën një rezolutë që konfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe integritetin e saj territorial.

“Mendoj se Serbia ka gabuar. U kërkoj falje qytetarëve dhe e marr përgjegjësinë vet, sepse mendoj se jam i lodhur dhe i ngarkuar, dhe nuk mund të bëj gjithçka”, ka thënë ai për televizionin “Happy”.