Avokati i çështjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, ka publikuar një video, të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se ata e vranë Deharin, pa e marrë në pytje zyrtarisht asnjëherë.
Sipas Gashit, “arsyeja ishte që kur të lirohet si shokët e tij të VV të mos tregonet se çka i bënë në burg për ta detyruar të fajësonte rrejshëm VV e që Astriti nuk pranoj”.
Postimi i plotë:
Motivi
Qe pse e kanë vra Astrit Deharin
Astritin e vranë në tentativë që me marr nga ai një deklaratë të rrejshme kinese Parlamenti i Kosovës është gjuajtur me granatahedhës
RPG/ me kërkesë të Albin Kurtit & Glauk Konjufcës dhe që Lëvizja VETËVENDOSJE! të shpallet parti terroriste, të burgoset Albini, Glauku etj.
Gjykata pas shumë vitesh burgimi i ka shpallur të gjithë aktivistët e VV të pafajshëm dhe fajtorët për sulm të Kuvendit si gjetën kurrë.
Astritin e vranë pa e marrë në pytje zyrtarisht asnjëherë
Arsyeja ishte që kur të lirohet si shokët e tij të VV të mos tregonet se çka i bënë në burg për ta detyruar të fajësonte rrejshëm VV e që Astriti nuk pranoj.
Kujtojmë, se Astrit Dehari ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ai vdiqmë 5 nëntor 2016, në qendrën e paraburgimit në Prizren në rrethana të dyshimta.