SHBA përfshihet nga moti i keq! Stuhi bore nga Kentaki në Uashington, dhjetëra mijëra amerikanë pa energji
Një stuhi shoqëruar me rreshje të dendura dëbore dhe shi të ngrirë përfshiu pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara, nga Kentaki në kryeqytetin e vendit, Uashington.
Moti i keq shkaktoi me qindra aksidente rrugore dhe me mijëra banorë mbetën pa energji elektrike.
Ekspertët thonë se duke filluar nga e mërkura rrezikohen përmbytje me rritjen e temperaturave, që mund të bëhen shkak për fryrje të lumenjve.
Përmbytje rrezikohen edhe në Kalifornia në zonat e shkatërruara nga zjarret e fundit.
Stuhia që preku zona të Kentakit në drejtim të Marilendit e më thellë në veri të vendit, shkaktoi më shumë 37 centimetra borë në Iron Gate, një qytet i vogël në Virxhinian Perëndimore, si dhe 30 cm borë në White Sulfur Springs, të po këtij shteti, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit.
Deri të mërkurën, më shumë se 190,000 klientë në Virxhinia dhe më shumë se 13,000 në Karolinën e Veriut, vazhdonin të ishin pa energji elektrike.
Autoritetet thanë të martën se ‘Appalachian Power’, që ofron shërbim për një milion klientë në shtetet e Virxhinias atë të Virxhinias Perëndimore dhe në Tenesi, kishte vënë në dispozicion një personel prej 5,400 punonjësish për të rregulluar problemet me energjinë.
Bora mbuloi dhe aeroportet në këto shtete. Rreth 2,500 fluturime u anuluan ose u shtynë në të gjithë vendin të mërkurën, 200 nga të cilat në Aeroportin Kombëtar ‘Ronald Reagan’ në Uashington.
Për të dytën ditë me radhë në gjithë shtetin e Virxhias mësimi u anulua, po kështu edhe në Baltimorë e Uashington, nxënësve dhe mësuesve iu tha sot të qëndronin në shtëpi. /VOA