Sela: Mbetem vetëm kryetar i ASH-së dhe nuk shkrihemi në BDI, Taravari po i reciklon gënjeshtrat e veta…

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia demantoi aludimet e Arben Taravarit nga VLEN se Aleanca për Shqiptarët do të shkrihet në BDI.

Sela tha se ASH nuk do të shkrihet në BDI, por sipas tij Taravari vetëm se po i reciklon gënjeshtrat e veta herë pas here.

“Arben Taravari është dobiq politik, ai provokoi vetë me deklaratë se Ali Ahmeti duhet të japë dorëheqje. Kush është ai të kërkojë dorëheqje nga Ahmeti? A është i BDI-së? Jo. Pra, ishte provokim, sepse me qëllim e bëri atë deklaratë që pas humbjes së vulave, të referohet në atë se pse BDI u gëzua që ASH-së ia morën vulat. Unë i them që nuk kam qenë kurrë dhe nuk do të shkrihemi në BDI. Unë s’kam qenë BDI, kurse Taravari po. Ai le të tregojë se prej kujt e bleu shtëpinë në Shkup për të cilët u akuzua dhe nga partnerët e koalicionit. Taravari vetëm se po i reciklon gënjeshtrat e veta dhe vetëm po I afatizon…”, tha Sela.