Santosi e ka zyrtarizuar rikthimin e Neymarit në klub, pas 12 vitesh.
Klubi nga Brazili ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, duke njoftuar rikthimin e superyllit brazilian.
Neymar e shkëputi kontratën e tij me Al-Hilal për t’iu bashkuar Santosit, derisa me këtë të fundit ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore.
32-vjeçari luajti vetëm shtatë ndeshjet për Hilalin, pasi u transferua nga PSG-ja për 90 milionë euro.
Pjesën më të suksesshme të karrierës në Europë, Neymari e kaloi te Barcelona, me të cilën fitoi La Ligan e Ligën e Kampionëve.
Eu vou, mas eu volto. #ThePrinceIsBack pic.twitter.com/2uTxDgYk1M
— Santos FC (@SantosFC) January 31, 2025